Ndërlidhjet

Kosovë: Policia po i heton detajet e incidentit


Një serb është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, nga të shtënat, që shpërthyen pas përleshjes ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në qytetin me tensione të Mitrovicës, ka njoftuar policia.

Raportohet se gjendja e dy të plagosurve, prej të cilëve njëri është polic, është serioze.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti, tha se personi Sava Mojsiq, vdiq nga plagët sot herët në mëngjes, në spital, pas operacionit, i cili zgjati disa orë.

Mjekët thanë se Mojsiq ishte plagosur nga shpërthimi i të shtënave me armë zjarri, nga përleshjet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Polica tha se po i heton detajet se çka e shkaktoi këtë përleshje dhe kush kishte shtënë me armë zjarri, raporton AP.

Qeveria e Kosovës e ka dënuar incidentin dhe ka kërkuar qetësi nga të dy palët, për shkak të shqetësimeve se situata mund të përshkallëzohet.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se incidenti “është akt i patolerueshëm dhe i papranueshëm, që e shkatërron paqen dhe stabilitetin në vend”.

Policia e Bashkimit Evropian është ftuar që t’i ndihmoj forcat lokale në mbajtjen e dy palëve të ndarë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Serbisë, Tanjug, ministri i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviq, tha se incidenti ishte “sulm terrorist”.
XS
SM
MD
LG