Ndërlidhjet

ANEB: Janë detektuar gjurmë të grimcave radioaktive


Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) me seli në Vjenë, thotë se janë detektuar nivele të ulëta të grimcave radioaktive në disa vende Evropiane, gjatë ditëve të kaluara, por burimi i emisionit është i panjohur.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara tha se “beson se nivelet aktuale të gjurmës së jodit-131, që janë matur, nuk paraqesin rrezik publik shëndetësor dhe nuk janë të shkaktuara nga incidenti bërthamor në Fukushima të Japonisë”.

Njëherësh, Autoriteti i sigurisë atomike i Çekisë, tha se ka detektuar jod-131 radioktiv, në një numër të stacioneve të monitoruara, prej fundit të muajit tetor.

Ky autoritet ka thënë se kontaminimi, “me gjasë të mëdha”, ishte jashtë Republikës Çeke, dhe se informacionet e saj sugjerojnë se shkaku nuk ishte në aksidentin në centralin e saj atomik.
XS
SM
MD
LG