Ndërlidhjet

Siria do të bojkotojë takimin e Ligës Arabe


Regjimi sirian ka njoftuar se do të bojkotojë takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të Ligës Arabe, si pasojë e suspendimit të Sirisë për shkak të dhunës ndaj protestuesve.

Liga Arabe ka ndalur thirrjet për dorëheqjen e presidentit Bashar al-Asad dhe thirrjet për forcat e jashtme ushtarake që ta ndalin gjakderdhjen në Siri. Por, ka shpallur suspendimin e Sirisë katër ditë më parë.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se shpresojnë që Liga Arabe do ta përdorë këtë takim për të dërguar një “mesazh të fortë për Asadin se ai duhet të lejojë të ndodhë një tranzicion demokratik dhe t’i japë fund dhunës kundër popullit të tij".

Gjithashtu Turqia fqinje, e ka vënë linjën e saj, me kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan që ka paralajmëruar se “e ardhmja nuk mund të ndërtohet mbi gjakun e të pafajshmëve”.
XS
SM
MD
LG