Ndërlidhjet

Japonia ndalon tregtimin e orizit të kultivuar afër Fukushimas


Japonia ka ndaluar tregtimin e orizit të klutivuar në afërsi të centralit bërthamor të goditur nga cunami, pas detektimit të nivelit të lartë të rrezatimit.

Një zyrtar japonez, Osamu Fuxhimura, ka thënë të enjten se gjatë analizave në mostrat e orizit që janë marrë nga një fermë në afërsi të centralit Fukushima, është gjetur një sasi më e madhe e ceziumit.

Kjo substancë përmban materie radioaktive, e cila ka depërtuar përtej Fukushimas, pas goditjes nga tërmeti e cunami më 11 mars të këtij viti.
XS
SM
MD
LG