Ndërlidhjet

Nju Jork: Protestuesit marshuan në pjesën financiare


Qindra protestues të lëvizjes “Okupimi i Wall Street-it”, kanë marshuar sot nëpër pjesën financiare të qytetit, për ta shënuar dymujorin e demonstratave kundër pabarazisë ekonomike.

Policia i ka parandaluar protestuesit nga bllokimi i financierëve që shkonin për në bursën NYSE.

Policia ka thënë se janë arrestuar afro 60 vetë.

Protesta ishin planifikuar edhe në qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara, dy ditë pasi policia e pastroi kampin e protestuesve në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG