Ndërlidhjet

Paneta: Sulmi ndaj Iranit mund ta dëmtoj ekonominë botërore


Sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Leon Paneta, tha se ai do t’i shtroj shqetësimet amerikane për konsekuencat e padëshiruara të çfarëdo aksioni ushtarak kundër Iranit, gjatë takimit të tij me ministrin e mbrojtjes së Izraelit, Ehud Barak.

Zoti Paneta theksoi se sulmi ndaj Iranit mund ta dëmtoj ekonominë botërore.

Pritet që sekretari amerikan i mbrojtjers, Paneta, do të marrë pjesë në një forum për sigurinë në Halifaks të Kanadasë, me ç’rast do të takohet edhe me ministrin e mbrojtjes së Izraelit, Ehud Barak.

Tensionet lidhur me programin atomik të Iranit janë rritur prej raportit të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), i publikuar javën e kaluar, ku thuhej se duket se Teherani ka punuar në projektimin e bombës dhe ende mund të zhvilloj hulumtime sekrete.

Irani i kundërshton këto konstatime, duke thënë se programi i tij atomik ka karakter paqësor.
XS
SM
MD
LG