Ndërlidhjet

Moskë: Ish shtetet sovjetike shkojnë kah Bashkimi Euroaziatik


Presidentët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, pritet që sot të pajtohen për hapat e parë për krijimin e Bashkimit Euroaziatik ekonomik.

Sipas Kremlinit presidenti rus, Dmitri Medvedev, dhe mysafirët e tij, Aleksander Llukashenka nga Bjellorusia, dhe Nursulltan Nazarbajev nga Kazakistani, në Moskë do të nënshkruajnë një deklaratë për integrim të mëtejshëm ekonomik të tri vendeve, të cilat tashmë e kanë një bashkim doganor.

Bashkimi Euroaziatik ishte propozuar nga kryeministri rus, Vlladimir Putin, i cili kishte thënë se fillimisht në këtë union do të përfshiheshin Rusia, Bjellorusa dhe Kazakistani, por do të ishte i hapur për secilin shtet nga ish hapësira sovjetike që të bashkohet.

Kritikët kanë thënë se qëllimi final është ripërtritja e ish perandorisë sovjetike.
XS
SM
MD
LG