Ndërlidhjet

Hoxhaj rithekson “kornizën për integrimin e veriut”


Pakoja e Ahtisarit është korniza e vetme, më e mira për integrimin e veriut. Por, kësaj duhet t’i paraprijë shpërbërja e plotë e strukturave paralele ilegale, operacionalizimi i EULEX-it në tërë territorin e Kosovës, zbatimi i marrëveshjeve në Bruksel dhe të tjera”, tha ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj pas një takimi që zhvilloi me homologun e tij slloven, Samuel Zhbogar.

Një komunikatë për media e ministrisë së jashtme citon Hoxhajn të ketë ritheksuar qëndrimin e Kosovës “për zhbërjen e menjëhershme të strukturave paralele ilegale të Serbisë nga Kosova, për largimin e barrikadave, për implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë si dhe për implementimin e plotë të Pakos së Ahtisarit”.

Zhbogar iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Hoxhajt për mbështetjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian duke ofruar ndihmën e Sllovenisë në tërë integrimin evropian të shtetit kosovar.
XS
SM
MD
LG