Ndërlidhjet

Policët serbë arrestojnë 14 persona


Policët serbë kanë arrestuar 14 persona të dyshuar për trafikim të imigrantëve ilegal drejt Evropës Perendimore.

Një zyrtar i policisë, Millorad Veljoviq, tha se arrestimet janë kryer në disa qytete të Serbisë.

Policia ka gjetur armë, drogë dhe para gjatë bastisjes së shtëpive të të dyshuarve, tha Veljoviq.

Sot gjithashtu, zyrtarët e kufirit njoftuan se kanë gjetur 12 migrantë ilegalë të cilët po bënin përpjekje për të hyrë në Serbi nga Maqedonia.

Serbia së bashku me pjesën tjetër të Ballkanit, është një nga rrugët kryesore tranzite për imigrantët nga Afrika dhe Lindja e Mesme të cilët kërkojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian.

Serbia ka premtuar se do të ulë shkallën e krimit të organizuar, në kohën kur ky vend kërkon të afrohet më shumë me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG