Ndërlidhjet

Lëndohen policët gjermanë në ballafaqimet me protestuesit


Policia gjermane bëri të ditur se janë lënduar 20 pjesëtarë të saj gjatë përleshjeve me qindra protestues që po kundërshtojnë hyrjen e një ngarkese mbeturinash bërthamore nga Franca për në territorin e Gjermanisë.

Diku 300 protestues thuhet se hodhën gurë dhe mjete piroteknike mbi forcat e sigurisë në afërsi të Danenbergut.

Protesta ndodhi në afërsi të një hekurudhe, përmes së cilës parashihet transportimi i mbeturinave bërhtamore për në Gorleben.

Mësohet se diku 20 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë dalë në këtë vend për të mbajtur rendin.

Zyrtarët ende nuk kanë marrë ndonjë vendim për vendin, në të cilin mund të mënjanoheshin përfundimisht mbeturinat bërthamore.

Gorlebeni, sipas aktivistëve, nuk është i sigurt.
XS
SM
MD
LG