Ndërlidhjet

Putin pranon nominimin për president


Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, sot ka pranuar nominimin për president nga partia Rusia e Bashkuar.

Putin u tha delegatëve të partisë Rusia e Bashkuar se ishte falenderues për të gjithë ata që e kanë mbështetur kandidaturën e tij ndërsa e pranoi kandidaturën me fjalët, “me mirënjohje e pranoj këtë propozim”.

Stanislav Govorukhin, ishte ai që fillimisht nominoi Vladimir Putinin për të kandiduar për president, në një kongres të partisë Rusia e Bashkuar në Moskë.

Duke folur para delegatëve në këtë kongres, Govorukhin tha “Ruisë i duhet një lider, i aftë, i fortë, intelegjent dhe i gatshëm të mbrojë jo vetëm liritë dhe të drejtat e qytetarëve por edhe t’u rikujtojë ayre përgjegjsitë dhe ti shtyjë përpara në përmbushjen e obligimeve të tyre”.

Ndërsa vazhdoi “ne kemi një person të tillë – Vladimit Vladimiroviq Putin”.

Presidenti aktual rus, Dimitri Medvedev gjithashtu foli, duke e quajtur Putinin “politikanin më popullur, më me përvojë dhe më të suksesshëm në Rusi”.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi pritet të mbahen në muajin mars të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG