Ndërlidhjet

Edita Tahiri udhëton për në Bruksel


Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka udhëtuar sot për në Bruksel, me rastin e mbajtjes së raundit të tetë të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka njoftuar zyra për informim e qeverisë së Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, do të vazhdojnë bisedimet lidhur me problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, si dhe do të vazhdojnë diskutimet për mundësinë e arritjes së marrëveshjeve për çështjet e bashkëpunimit rajonal, menaxhimit të integruar të kufijve, telekomunikacionit dhe energjisë.

Në delegacionin e udhëhequr nga zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, janë edhe Lirim Greiçevci dhe Dren Zeka – këshilltarë të dialogut, si dhe ekspertë për çështjen e menaxhimit të integruar të kufijve.
XS
SM
MD
LG