Ndërlidhjet

Shqipëri: E shtuna Ditë Zie për vdekjen e Leka Zogut


Trashëgimtari i fronit, Leka Zogu, djali i Mbretit Zog, vdiq sot në një spital në Tiranë, në moshën 72 vjeçare.

Ai ishte pranuar në spital javën e kaluar, pasi kishte rënë në gjendje kome, për shkak të problemeve në zemër dhe mushkëri, tha mjeku Mentor Petrela.

Në Shqipëri, dita e shtunë, kur do të varroset Leka Zogu, ësht shpallur Ditë Zie kombëtare.

Ceremonia e varrimit do t’i ketë të gjitha “atributet mbretërore”, tha kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

Leka ishte foshnje disaditëshe, kur babai i tij, Mbreti Zogu I, ishte detyruar të largohet, pasi Italia e okupoi Shqipërinë në vitin 1939.

Ai ishte kthyer në atdhe për të parën herë në vitin 1993, pas rënies së komunizmit, por autoritetet nuk e kishte lejuar të qëndroj.

Përfundimisht, ai u kthye në Shqipëri, me familjen e vet, në vitin 2002, pas 63 vitesh në ekzil.

Leka u bë pretendues i fronit Shqiptar, prej vdekjes së babait të tij në ekzil në Francë në vitin 1961.

I ndjeri e ka një djalë, poashtu me emrin Leka, i cili punon si këshilltar në Ministrinë e jashtme të Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG