Ndërlidhjet

Në Shqipëri mbahet ceremonia e varrimit të Leka Zogut



Në Shqipëri sot mbahet ceremonia e varrimit të Leka Zogut, djalit të Ahmet Zogu, i cili shërbeu si mbret për 11 vjet me radhë pas Luftës së Dytë Botërore.

Leka Zogu ndërroi jetë ditën e mërkurë, në moshën 72 vjeçare, nga një sulm në zemër.

Autoritetet shqiptare kanë mbajtur një ceremoni zyrtare për Leka Zogun e Parë, në ndërtesën e Parlamentit të Shqipërisë.

Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha u bashkuan me qindra zyrtarë dhe udhëheqës të tjerë të vendit për t’i bërë nderimet më të larta gjatë ceremonisë, e cila u transmetuar në televizionin publik dhe në disa televizione të tjera private.

Edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në këtë ceremoni.

Dita e sotme është shpallur ditë zije kombëtare në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG