Ndërlidhjet

Karzai kthehet në Kabul


Presidenti afgan, Hamid Karzai ndërpreu një udhëtim evropian dhe u kthye në Kabul sot pas një sulmi vdekjeprurës në Afganistan.

Një sulmues vetëvrasës të martën vrau të paktën 55 persona dhe plagosi më shumë se 160 të tjerë jashtë një vendi të shenjtë shiit në Kabul, ku qindra njerëz ishin mbledhur për të festuar një festë fetare.

Zyra e Karzait njoftoi sot se presidenti kishte arritur përsëri në Kabul, duke ndërprerë një udhëtim në Gjermani dhe Britani.

Ndërsa bëhet e ditur se ka planifikuar të kalojë ditën duke vizituar të plagosurit nëpër spitale.
XS
SM
MD
LG