Ndërlidhjet

NATO dhe rusët diskutojnë për mburojat raketore


Ministrat e jashtëm të NATO-s takohen sot me homologët e tyre rusë, në mes të tensioneve për sistemin e mbrojtjes raketore, që Aleanca dëshiron ta vendosë në Evropë.

Sekretari gjeneral i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, duke folur në Bruksel para takimit të 28 ministrave të jashtëm të NATO-s me Sergei Lavrovin, tha se Rusia dhe aleanca ushtarake duhet të angazhohen në një dialog për mburojat raketore.

“Një prej fushave ku nevojitet dialogu është çështja e mburojave raketore. Sot, rreth 30 shtete veçse e kanë, ose po e zhvillojnë teknologjinë raketore. Disa nga këto raketa mund të arrijnë deri në pjesë të territorit të Aleancës dhe kjo është arsyeja pse NATO ka vendosur të ndërtojë sistemin e vet raketor”, ka thënë Rasmusen.

NATO thotë se mburoja e planifikuar raketore ka për qëllim që t’i shmangë sulmet nga vende të tilla si Irani.

Rusia dëshiron garanci se mburoja raketore nuk do të përdoret kundër Rusisë dhe se ajo gjithashtu do të jetë e përfshirë në planifikim.
XS
SM
MD
LG