Ndërlidhjet

Ish-agjenti i FBI-së kërkon t'i ndihmojnë të kthehet në shtëpi


Familja e ish-agjentit të FBI-së, Robert Levinson, i cili u zhduk në Iran në mars të vitit 2007, kanë lëshuar një lutje për kidnapuesit e tij dhe për herë të parë kanë publikuar një video që e kishin pranuar nga kidnapuesit e Levinsonit.

Në videon e dërguar familjes së tij në vitin 2010, Levinson luste qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’i përmbushte kërkesat e kidnapuesve të tij.

Levinson, i cili ishte dërguar në Iran që të punonte në një hetim privat, në video thotë se ishte trajtuar ‘mirë’ dhe se kërkonte nga qeveria amerikane që t’i ndihmojë të kthehet në shtëpi.

Por përpjekjet diplomatike për ta kthyer Levinsonin në shtëpi kanë ngecur për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet Iranit dhe SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG