Ndërlidhjet

Lirohet regjisori iranian, bashkëpunëtor i BBC-së


Teherani e ka liruar një regjisor iranian, i cili kishte lidhje me programin në gjuhën persiane të BBC-së.

Faqet e internetit të opozitës thanë se Mojtaba Mirtamaseb është lëshuar dje nga burgu famëkeq Evin, që ndodhet në veri të Teheranit. Agjencia e lajmeve ISNA e ka konfirmuar lirimin e tij.

Ai ishte arrestuar në shtator për shkak se i kishte dërguar BBC-së kritika rreth filmave dokumentarë të udhëheqësisë iraniane.

Programi në gjuhën persiane i BBC-së është i ndaluar në Iran, por qytetarët e këtij vendi mund ta shohin atë përmes satelitit.

Qeveria iraniane e ka akuzuar BBC-në për transmetim të programeve anti revolucionare dhe ua ka ndaluar gazetarëve dhe regjisorëve iranianë bashkëpunimin me këtë rrjet.
XS
SM
MD
LG