Ndërlidhjet

Irani refuzon ta kthejë avionin amerikan


Irani ka hedhur poshtë një kërkesë të SHBA-ve për të kthyer një avion amerikan spiunazhi.

Ministri i mbrojtjes, Ahmed Vahidi, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë falje për pushtimin e hapësirës ajrore iraniane, në vend që të kërkojnë kthimin e avionit të spiunazhit.

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë të hënën se Shtetet e Bashkuara kërkojnë zyrtarisht që Irani të kthejë këtë avion.
XS
SM
MD
LG