Ndërlidhjet

Itali: Pasi i vrau dy shitës, e vrau edhe veten


Autoritetet italiane thonë se një person ka hapur zjarr në një treg në Firencë, duke vrarë dy shitës nga Senegali dhe plagosur tre imigrantë të tjerë.

Menjëherë pas kësaj, ai e vrau edhe veten.

Prokurori Xhuzepe Kuatroçi, tha se njeriu e kishte vrarë veten në një vend nëntokësor për parkim të veturave, derisa policia po i afrohej.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi 50 vjeçar, Gjianlluka Kaseri, ishte shkrimtar me fantazi të gjërë dhe kishte pikëpamje politike të krahut të djathtë ekstrem.
XS
SM
MD
LG