Ndërlidhjet

Putin do të japë përgjigje në pyetjet e audiencës ruse


Kryeministri rus, Vlladimir Putin pritet që sot të paraqitet në transmetimin e përvitshëm televiziv, ku pret telefonatat e shikuesve nga e gjithë Rusia dhe përgjigjet në pyetjet e tyre.

Zëdhënësi i Putinit, Dimitri Peskoj tha se kryeministri është i përgatitur për të dhënë përgjigje në pyetjet e gjithë spektrit, përfshirë edhe pyetjet lidhur me protestat masive që u mbajtën javën e kaluar, lidhur me dyshimet për mashtrime në zgjedhjet e fundit.

Rezultatet e zgjedhjeve treguan se partia e Putinit, Rusia e Bashkuar, fitoi sërish shumicën e votave, duke marrë shumicën e ulëseve në parlament.

Paraqitja e Putinit para audiencës ruse vjen në një kohë kur ai po bëhet gati të bëjë fushatë për zgjedhjet presidenciale të marsit, pas vendimit për të garuar për postin e presidentit.

Në paraqitjen televizive të vitit të kaluar, Putini u përgjigj në pyetjet e shikuesve për më shumë se katër orë.
XS
SM
MD
LG