Ndërlidhjet

Jahjaga takon kryeprokurorin amerikan


Ç’rrënjosja e korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë temë qendrore e takimit që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar me kryeprokurorin e Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, në Uashington.

Zonja Jahjaga ka thënë se është e gatshme "të fillojë reformat në sistemin e drejtësisë, të paraqes ligje në Kuvend dhe të marrë vendime ekzekutive për të eliminuar një herë e përgjithmonë korrupsionin dhe krimin e organizuar, të cilat po rrezikojnë të mbajë peng proceset demokratike dhe zhvillimore të vendit", njofton kabineti për informim i presidentes.

Në këtë takim është ngritur edhe nevoja e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Repulikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, për ekstradim të personave të dyshuar për terrorizëm.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, presidentja e Kosovës është takuar edhe me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton.
XS
SM
MD
LG