Ndërlidhjet

Irani liron të akuzuarit për spiunazh


Mediat iraniane thonë se dy persona nga Kuvaiti të ndaluar në Iran për spiunazh muajin e kaluar janë pastruar nga akuzat e tyre dhe janë liruar.

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Mehr citoi ambasadorin e Iranit në Kuvajt, Ruhollah Qahremani, të ketë thënë se këta persona kishin punuar ilegalisht si gazetarë në Iran, ndërsa po udhëtonin me viza turistike, por spekulimet se ata janë spiunë kishin qenë të gabuara.
XS
SM
MD
LG