Ndërlidhjet

Çekët nderojnë Havelin me lule e qirinjë


Çekët e kanë nderuar ish presidentin, Vaclav Havel, i cili ndërroi jetë dje në moshën 75 vjeçare.

Ata vunë lule dhe ndezën qirinj në qendër të Pragës si dhe në qytete të tjera çeke.

Presidenti çek Vaclav Klaus, një ish- rival i Havelit, e quajti atë "simbol i epokës së re të shtetit çek".

Ngushllime për vdekjen e Havelit kanë arritur nga mbarë bota, ndërsa mediat çeke kanë raportuar se ai pritet të varroset të premten.
XS
SM
MD
LG