Ndërlidhjet

Prizren: Paraburgoset një person, merrej me tregti armësh


Një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prizren i ka shqiptuar masën prej një muaji paraburgim një të dyshuari për një rast të krimit të organizuar.

Sipas një njoftimi për media të misionit evropian, i paraburgosuri, “dyshohet për furnizim, transportim, prodhim, shkëmbim dhe shitje të paautorizuar të armëve dhe për krim të organizuar”.

Në komunikatë thueht se personi në fjalë është arrestuar të premten dhe se ai dyshohet se është i përfshirë në importimin e armëve nga Shqipëria për t’i shitur në tregun e zi në Kosovë.

“Po ashtu, dyshohet se armët janë importuar edhe nga Turqia në Kosovë, e pastaj janë shitur më tej në Shqipëri. Hetimet është duke i udhëhequr një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës”, thuhet në njoftimin e EULEx-it.
XS
SM
MD
LG