Ndërlidhjet

Zëvendës presidenti irakian i mohon akuzat për terrorizëm


Zëvendës presidenti irakian, Tarek al-Hashemi i ka mohuar akuzat rreth supozimeve se ai ka urdhëruar një ekip për të vrarë zyrtarë qeveritarë.

Ministria e Brendshme kishte bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se një fletë arrest ishte lëshuar kundër Al-Hashemit, lidhur me akuzat për terrorizëm, pas, siç thanë autoritetet, rrëfimeve të terroristëve që kishin lidhje me Al-Hashemin. Atij gjithashtu i është ndaluar udhëtimi jashtë vendit.

Duke folur sot në Arbil, Al-Hashemi tha se ai nuk kishte bërë asnjë mëkat kundër Irakut. Akuzat rreth tij ai i cilëson si të fabrikuara.
XS
SM
MD
LG