Ndërlidhjet

Ushtria pakistaneze thotë se nuk po përpiqet të largojë udhëheqjen civile


Shefi i ushtrisë së Pakistanit ka mohuar zërat se ushtria po kërkon të largojë udhëheqjen civile të vendit në mes të një skandali në lidhje me një memo sekrete.

Gjenerali, Ashfaq Kayani, tha në një deklaratë të lëshuar sot se spekulimet për një grusht ushtarak ishin "mashtruese" dhe që synojnë të shmangin vëmendjen nga "çështjet e vërteta".

Kayani tha se ushtria do të vazhdojë të mbështesë demokracinë dhe respektimin e kushtetutës.

Tensionet në mes të udhëheqësve ushtarakë dhe civilë janë rritur në muajt e fundit, për shkak të një memoje të dërguar në Uashington ku kërkohet ndihmë në shmangien e një grusht shteti.
XS
SM
MD
LG