Ndërlidhjet

Irak: Vriten pesë persona


Një vetvrasës me bombë në një vetur të mbushur me eskplozivë ka vrarë të paktë pesë persona sot pranë ministrisë së brendshme në Bagdad.

Dy oficerë policie kanë thënë se vetvrasësi ka kryer sulmin në orët e mengjesit ndërsa bëhet e ditur se katër policë kanë qenë në mesin e viktimave.

Dy mjekë nga spitalet në afërsi të vendit të ngjarjes kanë konfirmuar për këto viktima si dhe për 32 persona të plagosur.

Kriza duhet se po thellohet pas tërheqjes së javës së fundit të trupave të fundit amerikane nga Iraku.
XS
SM
MD
LG