Ndërlidhjet

Peres kundër diskriminimit fetar


Presidenti izraelit Shimon Peres u kërkoi sot izraelitëve që të marrin pjesë në demonstratën kundër diskriminimit të femrave dhe fanatizmit fetar.

Thirrja vjen pas tensioneve në rritje, pasi që një program televiziv shfaqi të premten një tetëvjeçare, mbi të cilën pështynë ultraortodoksët, pasi sipas tyre ajo nuk ishte veshur në mënyrën e duhur.

Incidenti është xhiruar në Beit Shemesh, në jugperëndim të Jerusalemit, ku banon një popullatë e madhe ultraortodokse.

Peres i bëri thirrje izraelitëve që të tregojnë soliadaritet kundër diskriminimit.

“Askush nuk ka të drejtë që ta kërcënojë një vajzë, grua, apo këdo tjetër për këtë çështje. Ata nuk janë sundimtarët e këtij vendi, ne jemi qytetarët e kësaj toke, dhe nuk do të ketë asnjë grup, që vendos se ka kontrollin atje, apo kudo”, tha Peres.

Mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në tubimin e sotëm në Beit Shemes, të organizuar nga aktivistët pro-demokracisë dhe barazisë.
XS
SM
MD
LG