Ndërlidhjet

Koreja Veriore: Nuk ka ndryshime të politikave


Koreja e Veriut e ka bërë të qartë se ndryshimi i udhëheqësisë nuk do të thotë se do të ketë ndryshime politikash.

Vendi komunist dje e ka përfunduar periudhën 11 ditore të zisë për liderin e ndjerë, Kim Xhong Ilin.

Djali i tij, Kim Xhong Uni është shpallur komandant suprem i ushtrisë dhe i partisë në pushtet.

Përmes një deklarate të lëshuar sot, Komisioni Kombëtar i Mbrojtjes i Phenianit tha se Koreja e Jugut dhe politikanët e tjerë budallenj nëpër botë nuk duhet të presin ndryshime në politikat e vendit.

Në vazhdim të deklaratës thuhet se Veriut do të bashkohet rreth liderit të ri, Kim Xhong Unit.
XS
SM
MD
LG