Ndërlidhjet

Me mijëra kurdë pjesëmarrës në varrim


Mijëra qytetarë të pjesës juglindore të Turqisë u mblodhën sot për të marrë pjesë në funeralin e 35 njerëzve të vrarë gjatë një sulmi të djeshëm ajror nga ana e Turqisë. Zyrtarët turq e pranuan më vonë se sulmi ishte një gabim.

Bombardimet erdhën pasi ushtria turke gabimisht identifikoi kontrabandistët si guerilë nga Partia e Punëtorëve Kurdë.

Aktivistët kurdë kanë bërë të ditur se po planifikojnë që të mbajnë sot protesta.

Bahoz Erdal nga Partia e Punëtorëve Kurdë u citua të ketë bërë thirrje për një kryengritje kundër sundimit turk.
XS
SM
MD
LG