Ndërlidhjet

BE ripërtërin preferencat tregtare me Ballkanin


Bashkimi Evropian ka ripërtërirë sot preferencat tregtare me Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2015, duke iu dhënë pothuaj të gjitha produkteve të rajonit qasje të lirë brenda bllokut në periudhën katërvjeçare.

Nga këto masa përfitojnë Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova.

Siç raporton agjencia France Press, nga preferencat e veçanta më përfituesja del Kosova, meqë nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me BE-në.

“Këto preferenca tregtare mbështesin integrimin ekonomik në BE dhe çojnë përapara stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik në tërë rajonin”, thuhet në deklaratën e Komisionit Evropian.
XS
SM
MD
LG