Ndërlidhjet

Maqedoni: 2011, vit i status quo-s


Pamje nga Shkupi
Pamje nga Shkupi
Vlerësimi më adekuat që do ta definonte vitin që po e lëmë pas është një stus quo, thekson Naser Ziberi analist politik, sipas të cilit, tendenca që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të ndryshojnë diçka në drejtim të zhbllokimit të procesit të integrimit shkoi huq.

Kjo, sipas tij, u bë ngase rezultatet e zgjedhjeve nuk ndryshuan strukturat udhëheqëse qeveritare, me çka nuk u bënë ndryshime as në zhvillimet e përgjithshme politike të vendit.
Në procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE ka një stagnim permanent.

Në procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE ka një stagnim permanent. Edhe situata ekonomike mbetet e pandryshueshme, madje me tendencë për tu përkeqësuar si pasojë e krizës globale ekonomike, e veçanërisht pasi kriza preku eurozonën” thotë Ziberi.

Sipas tij, si pikë të ndritur të 2011-s edhe pse me efekte të dobëta, është avancimi i statusit politik të shqiptarëve të Maqedonisë.

Mund të thuhet se ka një ecje para, me mbylljen e rasteve të Hagës. Një lëvizje po ashtu pozitive mund të vlerësohet në drejtim të ndryshimeve që pësuan disa ligje, siç ishte ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, ligji për flamurin, edhe pse më duhet të theksoj se jemi ende shumë larg asaj që llogaritet aspiratë e shqiptarëve të Maqedonisë”, thotë Ziberi.

Edhe analisti maqedonas Zdravko Savevski vlerëson se proceset demokratike gjatë vitit që po e lëmë nuk kanë shënuar trend pozitiv.

Më duhet të fokusoj faktin se vendi ka shënuar trend negativ sa i përket lirisë së të shprehurit si pasojë e presionit politik, pastaj u dëshmua se reformat në sistemin gjyqësor nuk arrijnë të realizohen, për çka apostrofohen kritika të vazhdueshme edhe në raportin e progresi".

"Gjithsesi mbetet për të dëshiruar dhe dialogu politik, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështjet me interes shtetëror, siç është zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, si kusht për të zhbllokuar integrimet euroatlantike
”, shprehet Savevski.

Sa i përket vitit 2012, analistët politikë kanë dozë të theksuar rezerve se mund të shënohen zhvillime të dukshme pozitive.

Unë jam skeptik se 2012 do të sjellë ndonjë ndryshim pozitiv, si në planin e përgjithshëm e në veçanti pozitën e shqiptarëve të Maqedonisë.
Unë jam skeptik se 2012 do të sjellë ndonjë ndryshim pozitiv, si në planin e përgjithshëm e në veçanti pozitën e shqiptarëve të Maqedonisë. Mendoj se partia politike shqiptare në pushtet tanimë i ka harxhuar të gjitha resurset e veta madje nuk besoj se edhe ata vetë presin diçka më tepër".

"Edhe në planin e përgjithshëm nuk pres ndonjë ndryshim të konsiderueshëm për Maqedoninë duke pasur parasysh se mbetet të qeverisë shtetin i njëjti kryeministër me të njëjtën qeveri, pra thjesht qytetarët e Maqedonisë mund të presin edhe 2012 një vit identik me vitin që po e lëmë pas”, thekson Ziberi.

Ndërkohë, analisti maqedonas Zdravko Savevski thotë se përderisa mediat mbeten në masë të konsiderueshme të kontrolluara nga politika, shpresat janë të vogla që opinioni i përgjithshëm të kuptojë qartë gjendjen reale në të cilën gjendet Maqedonia, me ç’rast fajtori për bllokimin e proceseve integruese gjithmonë kërkohet jashtë Maqedonisë, ose tek opozita dhe jo në qeverinë aktuale.

Që të shënohen hapa progresiv para, fillimisht është e nevojshme që të detektohen me saktësi se cilat janë realisht problemet me te cilat ballafaqohet Maqedonia dhe më pas të gjithë bashkërisht të kontribuojmë në zgjidhjen e të njëjtave, duke shmangur iluzionin e pamjeve të bukura, ku prapa perdes gjithnjë e më shumë grumbullohen problemet e fshehura”, thotë Savevski, duke apostrofuar lirinë e mediave dhe opinionit publik si gur themeltar për zhvillimin e proceseve demokratike.
XS
SM
MD
LG