Ndërlidhjet

Dhunë në Irak, mbi 50 të vrarë


Sulmet drejtuar kundër pelegrinëve shiitë dhe lagjeve shiite në Irak u kanë marrë jetën mbi 50 personave, ndërsa kanë plagosur mbi 100 të tjerë.

Zyrtarët lokalë bëjnë të ditur se nga sulmi vetëvrasës pranë qytetit të Nasirijahut janë vrarë të paktën 30 njerëz, ndërsa janë lënduar mbi 70.

Në Bagdad, një valë sulmesh me bomba në dy lagje shiite, Sader Siti dhe Kadimijah, shkaktoi 23 viktima dhe lëndoi dhjetëra njerëz.

Kriza shpërtheu pasi Qeveria e kryeministrit Nuri al-Maliki, e cila dominohet nga shiitët, lëshoi një urdhër-arrest muajin e kaluar për një zyrtar të lartë sunit, nën akuzat për drejtimin e një grupi vrasës.

Dhuna po ashtu ndodh pasi trupat e fundit amerikane lëshuan Irakun muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG