Ndërlidhjet

Akuza të reja për korrupsion për ish-kryeministrin izraelit


Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, është ngarkuar sot me akuza të reja për korrupsion, përkatësisht për kërkim të ryshfetit në një sërë projektesh të pasurive të patundshme.

Krimet e pretenduara kanë zënë vend në kohën kur Olmerti shërbente si kryebashkiak i Jerusalemit – një pozitë kjo që ka mbajtur para se të bëhej kryeministër në vitin 2006. Olmert i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Avokati i tij, Eli Zohar, tha për agjencinë Reuters së “klienti i tij nuk ka pranuar ryshfet”.

“Unë nuk di çfarë mosmarrëveshjesh ka – Ehud Olmert nuk ka pranuar ryshfet”, tha ai.

Ish-lideri izraelit, i cili tashmë përballet me gjykim në lidhje me të tjera akuza për korrupsion, është njollosur me dyshimet për vepra korruptive gjatë karrierës së tij 30-vjeçare politike, por pa u dënuar ndonjëherë.

Akuzat, megjithatë, kanë detyruar Olmertin të japë dorëheqje pas shërbimit trevjeçar si kryeministër, në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG