Ndërlidhjet

Krasniqi uron Peshkopin Teodosije për Krishtlindjet Ortodokse


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram urimi Peshkopit Teodosije me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse.

“Kam kënaqësinë t'ju uroj gëzuar për shumë mot Krishtlindjet ortodokse, Juve dhe besimtarëve që ju u prini”, thuhet në telegram.

“Në këtë ditë të shenjtë, lus Zotin që ju dhe të gjithë qytetarët ortodoksë të Republikës së Kosovës, të keni gjithmonë paqe, shumë begati dhe harmoni” thotë më tutje Krasniqi, duke uruar që në Kosovë të mbretërojë paqja, mirëkuptimi e toleranca.
XS
SM
MD
LG