Ndërlidhjet

Një shqiptar ekstradohet në SHBA nën akuzat për kontrabandë


Një person që po akuzohet për udhëheqjen e një rrjeti kontrabandues ndërkombëtar është ekstraduar nga Shqipëria për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Demë Nikqi, i cili është me origjinë nga Kosova, përballet me akuza për kontrabandë dhe ndaj tij janë ngritur 28 padi.

Nikqi u kap nga autoritetet shqiptare vitin e kaluar, pasi po bënte përpjekje të hynte nga Kosova në Shqipëri.

Interpoli ka lëshuar një njoftim për arrestimin e tij.

Ndërkohë, sipas dokumenteve të gjykatës, Nikqi u merrte individëve nga 12 mijë euro për t’i dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një nga operacionet e tij rezultoi me vdekjen e dy personave, një prej të cilëve nga Kosova.
XS
SM
MD
LG