Ndërlidhjet

Irani filloi ushtrimin ushtarak në afërsi të kufirit afgan


Raportohet se Irani e ka nisur sot një ushtrim ushtarak në afërsi të kufirit me Afganistanin.

Agjencia e lajmeve Fars e ka cituar Mohamad Pakpur, një komandant të forcave tokësore të Gardës Revolucionare të ketë thënë se manovrat pranë Kvatit, rreth 60 kilometra nga Afganistani, kanë për "qëllim ruajtjen e sigurisë përgjatë kufirit iranian."

Këto ushtrime vijnë pas ushtrimeve të marinës iraniane në Gjirin Persik, të cilat shkaktuan tensione me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumë pak ditë pasi presidenti Barak Obama aprovoi sanksionet që kanë për qëllim që t’ua ndalojnë shteteve blerjen e naftës iraniane.
XS
SM
MD
LG