Ndërlidhjet

Kuper “t’i bëjë presion” Beogradit


Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, i ka kërkuar ndërmjetësit evropian në dialog, Robert Kuper, që t’i bëjë presion Serbisë për evitimin e problemeve në zbatimin e marrëveshjes së lëvizjes së lirë. Kjo pason pritjet e gjata për shtetasit kosovarë, sidomos në pikën kufitare Merdare.

Sipas komunikatës për media, mësohet se Tahiri i ka folur zotit Kuper edhe për probleme të tjera në po këtë pikë, ku po ndalohej kalimi me lejet e njoftimit të Republikës së Kosovës.

Nga ana e tij, ndërmjetësi i Bashkimit Evropian ka bërë të ditur se në biseda me palën serbe ka marrë premtime për zgjidhjen e pengesave teknike dhe normalizimin e lëvizjes së lirë sa më shpejt që është e mundur.

Policia e Kosovë ka kumtuar se në orët e pasdites ka rinisur lejimi i kalimit të shtetasve të Kosovës me lejet e njoftimit.
XS
SM
MD
LG