Ndërlidhjet

Anarkistët pushtojnë radion greke


Një grup anarkistësh ka marrë sot kontrollin e një studioje në një radio-stacion grek dhe ka nisur të transmetojë mesazhe mbështetëse për një organizatë të brendshme terroriste.

Pronarët e Radio “Flash”-it thanë se rreth 30 anarkistë kanë shprehur përkrahje për “Luftën Revolucionare” – një grup ky që ka qëlluar me mortaja Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Athinë, në vitin 2007.

Policia ka rrethuar ndërtesën ku ndodhet selia e “Flash” radios. Stacioni ka vazhduar me transmetimin e rregullt pavarësisht “pushtimit të studios”.
XS
SM
MD
LG