Ndërlidhjet

Francë: Çifti rus u gjet i ngrirë në rrugën për në Mont Blank


Çifti rus, i cili ishte zhdukur para më tepër se një jave, gjatë një përpjekjeje për të arritur në Mont Blank të Francës, është gjetur i vdekur.

Zyrtarët thanë se trupat e pajetë të Tatjana Zaharova dhe Mihal Zaharov, ishin gjejtur në tendën e tyre “të vdekur nga hipotermia dhe mungesa e oksigjenit”, për shkak të sasisë së madhe të borës.

Çifti bashkëshortor në të tridhjetat, kishte provuar të ngjitet në majën e lartë 4807 metra, përkundër vërejtjeve se moti i ftohtë dhe me borë e bënë të rrezikshëm këtë tentim.

Raportohet se çifti Zaharov, me sukses ishte ngjitur në Mont Blank në verë të vitit 2010.
XS
SM
MD
LG