Ndërlidhjet

Japonia shkurton importin e naftës iraniane


Japonia ka lajmëruar se do të shkurtojë importin e naftës së papërpunuar të Iranit, në përputhje me sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj republikës islamike, lidhur me programin e saj bërthamor.

Ministri i financave, Jan Azumi e ka bërë këtë njoftim sot në një konferencë të përbashkët me sekretarin amerikan të thesarit, Timothi Geitner, i cili po e viziton Japoninë.

Japonia varet nga Irani për 10 përqind të importit të saj të naftës.

Ndërkohë, Geitner, i cili arriti në Japoni nga Kina, gjithashtu është takuar me kryeministrin e vendit, Joshihiko Noda dhe para nisjes për në SHBA, mbajti takim edhe me guvernatorin e bankës japoneze, Masaki Shirakava.
XS
SM
MD
LG