Ndërlidhjet

Pakicat afgane duan të jenë pjesë e bisedimeve


Udhëheqësit afganë të pakicave etnike thanë sot se ata i përkrahin negociatat e mundshme të paqes me militantët talibanë, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, duke shtuar se ata duan të jenë pjesë e çfarëdo lloji të bisedimeve.

Anëtarët e koalicionit që përfaqëson pakicat etnike të Afganistanit i kanë dhënë këto deklarata me tu kthyer nga një konferencë në Berlin, ku u takuan me udhëheqësit e Kongresit të SHBA-ve.

Lideri i tyre, Mohamad Muhaqiq u tha gazetarëve se në qoftë se qeveria do ta nisë procesin e bisedimeve të paqes, atëherë edhe koalicioni i tyre duhet të jenë pjesë e procesit, sepse edhe ky koalicion përfaqëson një pjesë të kombit.

Së fundmi talibanët kanë lajmëruar se do ta hapin një zyrë politike në Katar dhe kanë shprehur interes për negociata me SHBA-të, por ende është e paqartë se çfarë fraksionesh të tjera afgane mund të jenë të përfshira.
XS
SM
MD
LG