Ndërlidhjet

Gjindet edhe një trup në anijen italiane


Raportohet se shpëtimtarët e kanë gjetur edhe një trup në rrënojat e anijes gjysëm të fundosur italiane, duke e çuar numrin e të vdekurve gjithsej në shtatë.

Përpara gjetjes së trupit, roja bregdetare italiane e kishte ndërruar sërish shifrën e të zhdukurve nga katastrofa e anijes, duke thënë se numri i personave që ende mungojnë është 29.

Vlerësimet e mëhershme tregonin se që nga fundosja e anijes, mungonin edhe 15 persona.

Marko Brusko, shefi i rojës bregdetare tha se autoritetet tani besojnë se 25 udhëtarë dhe katër anëtarë të ekuipazhit mbesin të zhdukur që nga fillimi i fundosjes së anijes Costa Concordia, më 13 janar.

Ai tha se ka vetëm një fije shprese për gjetjen e këtyre të zhdukurve dhe se kërkimet ende po vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG