Ndërlidhjet

Jahjaga u takua me Ban Ki Munin


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë Samitin Botëror për të Ardhmen e Energjetikës.

Jahjaga dhe Ban biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë. Presidentja tha se anëtarësimi i Kosovës në organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë është i rëndësishëm dhe do të ndihmonte në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin.

Ajo gjithashtu tha se Kosova po luan një rol të rëndësishëm si faktor stabiliteti dhe se dialogu me Serbinë duhet të ofrojë zgjidhje të bazuara në praktikat më të mira evropiane.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, tha se shpreson që çështjet në veri të Kosovës do të zgjidhen në mënyrë paqësore. Ai tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është mënyra më e mirë për të ecur përpara.
XS
SM
MD
LG