Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 19 janarin në vite…


1966 - Indira Gandi u zgjodh kryeministre e Indisë.

1736 - Xhejms Vat, shpikësi e motorit me avull, u lind në Skoci.

1783 - Uilliam Pit bëhet kryeministri më i ri i Anglisë, në moshën 24 vjeçare.

1809 - Poeti Edgar Allan Po, u lind në Boston.

1923 - Francezët shpallin shpikjen e një arme të re, e cila ka gamë të shtënies prej më shumë se 90 kilometrash.

1943 - U lind rok këngëtarja amerikane Xhenis Xhoplin, në Teksas.

1950 - Udhëheqësi komunist i Kinës, Mao, njeh Republikën e Vietnamit.

1968 - Kamboxhia akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe jugun e Vietnamit që kanë kaluar kufirin, dhe që vranë tre shtetas të tyre.

1983 - Kodi i ri katolik, zgjeron të drejtat e grave në Kishë.

2006 - Një flutarake e NASA-s u nis pa pilot në drejtim të planetit Pluton.(g.k.)
XS
SM
MD
LG