Ndërlidhjet

Nigeri: Raportohet për rreth 120 të vrarë


Raportet thonë se të paktën 120 njerëz janë vrarë sot në sulme të koordinuara nga militantët islamikë në qytetin verior Kano, në Nigeri.

Punëtorët humanitarë thanë se dhjetëra trupa janë larguar nga rruga dhe të dhënat e spitalit, që janë parë nga gazetarët, tregojnë se rreth 120 trupa janë pranuar në spital.

Policia ka konfirmuar se vetëm shtatë njerëz janë vrarë nga sulmet e shumfishta me bombë, që goditën sot gjithsej tetë lokacione të ndryshme, përfshirë edhe baza policore.

Policia ka vendosur orë policore në qytetin e Kanos, vend ky që vuan nga sulmet e shpeshta nga sekti islamik i Boko Haramit.

I njejti grup e ka marrë përgjegjësinë për një sulm me bombë ditën e Krishtlindjeve në një kishë jashtë kryeqytetit Abuja, nga i cili mbetën të vrarë 37 njerëz dhe më shumë 57 të tjerë të plagosur.
XS
SM
MD
LG