Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 24 janarin në vite…


Uinston Çurçill
Uinston Çurçill
1965 - Ish-kryeministri britanik Uinston Churçill vdiq në Londër në moshën 90 vjeçare.

1458
- Matias Korvinus, i biri i Gjon Huniadit, zgjidhet mbret i Hungarisë.

1848 - Xhejms W. Marshall gjeti një copëz të artë në Mill Suter, në veri të Kalifornisë.

1903 - Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Hej dhe ambasadori britanik Herbert krijuan një komision të përbashkët për të vendosur kufirin e Alaskës.

1924 - Qyteti rus Shën Petersburg u riemërua Leningrad, në nder të kreut revolucionar Vlladimir Lenin.

1927 - 12 mijë forca britanike u dërguan në Kinë për mbrojtjen e koncesioneve në Shangai.

1931 - Lidhja e Kombeve qortoi Poloninë për keqtrajtimin e një pakice gjermane në Silesian e Epërme.

1943 - Presidenti Franklin D. Rusevelt dhe kryeministri britanik Uinston Çurçill përfunduan një konferencë gjatë kohës së luftës në Kazablanka, Marok.

1989 - Vrasësi serik Ted Bandi u ekzekutua në karrigen elektrike në Floridë.

2004 - Flutarakja e NASA-s zbarkoi në Mars.(g.k.)
XS
SM
MD
LG