Ndërlidhjet

Siri: Lejohet zgjatja e mandatit të misionit të Ligës Arabe


Agjencia e lajmeve në Siri, Sana, raporton se Damasku është pajtuar për zgjatjen e mandatit të misionit vëzhgues të Ligës Arabe edhe për një muaj.

Ministri i jashtëm i Sirisë, Valid Muallem, i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe, duke e informuar atë për vendimin për zgjatjen e mandatit deri më 23 shkurt.

Udhëheqës të Ligës Arabe i kanë dërguar detajet te sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, lidhur me planin e tyre të fundit për zgjidhje politike në Siri.

Kjo po ndodhë pasi dje, disa shtete të Gjirit Arab e kanë shpallur planin e tyre për tërheqje nga misioni monitorues i Ligës Arabe në Siri.
XS
SM
MD
LG