Ndërlidhjet

Serbët nuk heqin dorë nga referendumi


Serbët e veriut të Kosovës, pavarësisht thirrjeve të Beogradit zyrtar për të mos mbajtur referendumin, nuk do të heqin dorë nga nisma e tyre.

Kështu kanë deklaruar vetë përfaqësuesit e tyre në një konferencë për media në Beograd.

“Referendumi nuk ka vonesa dhe duhet të mbahet në Ditën e Shtetësisë së Serbisë. Kjo është edhe simbolika kryesore, edhe mesazhi i referendumit”, ka thënë politikani serb i veriut, Marko Jakshiq.

Dita e Shtetësisë së Serbisë kremtohet më 15 shkurt. Serbët e Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit kanë paralajmëruar mbajtjen e referendumit më 14 dhe 15 shkurt.

Përmes këtij organizimi, ata kanë për qëllim “të qartësojnë vullnetin e komunitetit të tyre për lejimin ose moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit”.
XS
SM
MD
LG